29,04,2024

Incidentet me armë cenojnë sigurinë në veri

Must Read
Mitrovica e veriut / ARKIV

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq, ka paralajmëruar masa shtesë me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë së qytetarëve në pjesën veriore të Mitrovicës, pas incidenteve të njëpasnjëshme me armë, me ç’rast pati të vrarë, të plagosur dhe vetura të bëra shoshë nga plumbat, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Në veçanti, incidentet e javës së fundit, me ç’rast nga të shtënat me armë mbeti i plagosur një person, si dhe rasti i fundit, ku mbi veturën e Millosh Maksimoviq – “Zhuti”, i njohur për një varg veprash kriminale, vjedhje të veturave, falsifikim të dokumenteve dhe të ngjashme, për çka disa herë kishte mbajtur burgun, u shkrepen rafal plumbash nga arma automatike, kanë shtyrë komandantin rajonal të Policisë që të ndërmarrë masa të menjëhershme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img