16,04,2024

Incidente në kampin e refugjatëve në Athinë

Must Read

Në kampin e refugjatëve në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, kanë ndodhur për një kohë të shkurtër trazira pasi refugjatët kanë tentuar të pengojnë hyrjen në kamp të ministrit grek të Migracionit, Yannis Mouzalas, raporton Anadolu Agency (AA).

Mouzalas, pas pretendimeve se refugjatët kanë nisur grevën e urisë për të protestuar për kushtet e këqija ka vizituar kampin Elliniko në jug të qytetit, i cili është shndërruar në kamp nga ambientet e ish aeroportit dhe fushave sportive.

Protestuesit e përbërë nga një grup i majtë dhe refugjatët si dhe persona ku ndodheshin edhe fëmijë kanë tentuar të pengonin hyrjen e Mouzalas në kamp, dhe me ndërhyrjen e policisë për një kohë të shkurtër janë përjetuar përleshje.

Ministri mohoi pretendimet

Mouzalas, i cili ka hyrë në kamp pas përleshjes në një deklaratë për gazetarët ka pretenduar se greva e urisë “është një sajesë”. Duke bërë përgjegjës grupin e majtë për situatën në fjalë, ministri Mouzalas tha se “Asnjëherë nuk ka patur grevë urie. Përkundrazi, është penguar kamioni që sjell ushqime për emigrantët. Ngjarjet i kanë kryer një grup prej 30 personash.”

Pasi ka theksuar se janë të lirë të largohen nga kampi ato që ndjehen nën presion, Mouzalas është shprehur se “Në rrugët dhe në sheshet e Greqisë nuk ka emigrantë. Mund të mos e pëlqejnë ushqimin, por ushqim ka”, duke shtuar më tej se do të kryhen punime për përmirësimin e kushteve.

Shumë herë ka patur reagime për kushtet e këqija në kampin ku qëndrojnë afërsisht 1.500 persona, kryesisht refugjatë afganë. Pavarësisht se qeveria greke ka vënë në dukje se dëshiron të evakuojë kampin deri më tani nuk është hedhur ndonjë hap i rëndësishëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img