26,04,2024

Imer Mushkolaj: Lejmi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë është kapitullim i Kosovës!

Must Read

Zgjedhjet-serbe

Analisti politik, Imer Mushkolaj lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë e ka konsideruar si kapitullim të shtetit të Kosovës. Ai në një prononcim për Gazetën Blic thekson se është shkelur sovraniteti i vendit me këtë veprim.

“Absolutisht që është shkelur sovraniteti. Serbia nuk do t’i mbajë vetëm zgjedhjet nacionale, por edhe ato lokale në Kosovë, dmth., do të vazhdojë konsolidimin e institucioneve paralele”, ka thënë për Gazetën Blic Imer Mushkolaj.

Duke i komentuar deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa se nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë, por vetëm pika grumbulluese, Mushkolaj ka thënë se “nuk bëhet fjalë për grumbullim votash nga OSBE, siç po pretendojnë të na shesin qeveritaret, por për zgjedhje te rregullta”.

“Lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është kapitullim i shtetit të Kosovës”, shton Mushkolaj.

imer-mushkolaj-650x358

Ndryshe, Qeveria e Kosovës është pajtuar, që të lejojë votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, më 24 prill.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se Serbia nuk do të mund të hapë qendra votimi në Kosovë, por serbëve të Kosovës do t’u mundësohet të votojnë përmes qendrave grumbulluese të OSBE-së, si në vitin 2014.

“Thuajse të gjithë qytetarët e Kosovës të etnisë serbe kanë edhe shtetësinë e Serbisë, e si të tillë, ne duhet t’u mundësojmë atyre që, nëse dëshirojnë të votojnë edhe për shtetin prej të cilin kanë shtetësi, ta bëjnë këtë. Këto nuk do të jenë votime klasike. Do të jenë disa qendra grumbulluese, plotësisht të organizuara nga OSBE-ja, ndërsa për aspekte teknike jemi ende duke negociuar me OSBE-në”, ka thënë ai./ Gazeta Blic

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img