07,06,2025

Ilir Meta i thotë dy fjalë për vizitën e Ramës në SHBA

Must Read

ilir-META

Për të kuptuar si u perceptua takimi i Edi Ramës me Barak Obamën në radhët e LSI, mjafton t’i hedhësh një sy faqes së parë të gazetës “Integrimi”.
download

Asnjë rresht për vizitën e kryeministrit shqiptar në Amerikë. Asgjë për takimin me Obamën dhe Xho Bajden, dhe sigurisht asnjë fjalë për takimin me drejtorin e FBI. Në LSI e kanë një lider dhe ai ka zënë të gjithë titullin e parë. Sigurisht edhe faqet brenda organit zyrtar të Partisë.

Për të mos nisur një fortunë tjetër mediatike, kreu i LSI-së Ilir Meta i tha dy fjalë për vizitën e Ramës. Një fjali e vetme, e thënë shpejt para gazetarëve, më shumë për të respektuar postin që mban si kryetar i Kuvendit.

“Mesazhet e vizitës së kryeministrit Rama të qarta, SHBA mbështesin rrugën e reformave”. Kaq, dhe pastaj deklarata e Metës vazhdoi me raportin e miratuar në Parlamentin Europian. A mund të jetë ky qëndrim i ftohtë i Ilir Metës, tregues i xhelozisë së momentit, sesi po e përkëdhelin amerikanët Edi Ramën? Apo Meta pret të dijë nga aleati i tij çfarë u tha në takimin me FBI-në amerikane?

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img