03,05,2024

Ilazi në Bruksel diskuton për procesin e liberalizimit të vizave dhe zbatimin e MSA-së

Must Read

Zëvendësministri  për Integrime Evropiane, Ramadan Ilazi këto ditë po qëndron në Bruksel për një vizitë pune së bashku me delegacionin nga Kosova në përbërje të së cilit janë, shefi i kabinetit i Kryeministrit, z. Sokol Havolli, këshilltari i lartë i Ministrit Çollaku, z. Fisnik Rexhepi dhe sekretari i Përgjithshëm në Ministrin e Integrimit Evropian z.Demush Shasha.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ilazi është takuar me  zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian znj.Ulrike Lunacek njëherësh raportuese për Kosovën si dhe Eurodeputeten znj. Tanja Fajon, raportuese për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gjatë kësaj vizite Ilazi  është takuar edhe me  drejtorin e Përgjithshëm të Drejtoratit për Zgjerim z.Christian Danielson si dhe ka zhvilluar takime bilaterale me zyrtarë të Qeverisë belge.

“Gjatë këtyre takimeve kemi diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave, zbatimin e MSA-së si dhe dakordimin e prioriteteve kyçe të agjendës evropiane të Republikë së Kosovës që do të mundësojnë vazhdimin e reformave dhe avancimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Kam prezantuar prioritetet e Kosovës deri në fund të këtij viti: presim që të kemi vendimin final për liberalizimin e vizave, takimin e parë të Këshillit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe nënshkrimin e marrëveshjes kornizë për qasje në programet e Bashkimit Evropian.” ka thënë Ilazi.

“Po ashtu theksova qe ne presim që Bashkimi Evropian, sikurse ka bërë deri tani, të vlerësoj pozitivisht progresin e Kosovës duke e shoqëruar me vendime meritore për liberalizimin e vizave në një të ardhme të afërt. Kosova është e përkushtuar të vazhdoj agjendën e reformave evropiane duke e shfrytëzuar MSA-në si platformë të duhur në këtë drejtim” ka thënë Ilazi

Gjatë ditës delegacioni do të ketë takime në Drejtoratin për Punë të Brendshme të Komisionit Evropian si dhe me Kabinetin e Komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img