27,12,2024

Ilazi: MSA kontratë për të ardhmen e Kosovës

Must Read

Prishtinë, 29 prill 2016 – Ministria për Integrim Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe me mbështetje të Organizatës Qeveritare Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, mbajti sot konferencë informuese me komunat e rajonit të Prishtinës, të titulluar “Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë – BE dhe zbatimi i saj”.

Qëllimi i kësaj konference ishte që të diskutohet për rëndësinë e MSA-së, hapat që do të ndërmerren në drejtim të zbatimit të saj si dhe rolin dhe detyrimet që kanë Komunat e Kosovës në këtë drejtim.

Me këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, ka theksuar se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim është një marrëveshje historike, një kontratë për të ardhmen e vendit tonë dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë.

“Zbatimi i MSA-së është fokusi ynë, sepse  vetëm duke zbatuar MSA-në ne do të përafrojmë vendin tonë me Bashkimin Evropian, dhe duke bërë një gjë të tillë ne do të forcojmë sundimin e ligjit dhe ekonominë.

IMG_4375 [54419242]

Për Republikën e Kosovës anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet absolut kombëtar, që gëzon përkrahje nga e gjithë shoqëria dhe spektri politik”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.

Po ashtu ka folur edhe për Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së i cili  fokusohet në tre aspekte strategjike të anëtarësimit të Kosovës BE që lidhen me përmbushjen e detyrimeve të MSA-së, përafrimin e legjislacionit vendas me acquis të BE-së si dhe zbatimin e legjislacionit të përafruar – përmes avancimit të politikave, reformave institucionale dhe ngritjen e kapaciteteve.

Në panel diskutues gjatë kësaj konference  ishte edhe zëvendësministri i  Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj,  shefi i Njësisë për Çështje Politike, Ekonomike dhe të Integrimit në BE nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë z. Thomas Gnocchi si dhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë znj. Marija Kapitanoviq.

Po ashtu konferenca vijojë me prezantimet e përfaqësuesve të Ministrisë së Integrimit Evropian mbi detyrimet dhe përfitimet politike dhe ekonomike që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img