Lajme

Ilazi falënderon ambasadorin Hubert Heiss

By FerizajPress

May 18, 2016

Zëvendës ministri për Integrime Evropiane, Ramadan Ilazi, gjatë vizitës  në Austri është takuar me ambasadorin Hubert Heiss, shef i seksionit për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë. Ilazi ka thënë se  ambasadorin e ka falënderuar   për mbështetjen  e qeverisë së Austrisë që po i jep Kosovës, e sidomos për agjendën Evropiane.

“Kisha mjë takim  miqësor me ambasadorin Hubert Heiss, shef i seksionit për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë. I falënderova qeverinë austriake për mbështetjen e tyre për Kosovën, sidomos për agjendën Evropiane të Kosovës: liberalizimin e vizave dhe MSA-në. Kërkova që Austria të vazhdojë të jetë një mbështetëse e zëshme e Kosovës në procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave si dhe theksova nevojën që sa më shpejt të realizohet takimi i parë i Keshillit per MSA-së dhe të nënshkruhet marrëveshja kornizë për qasje në programet e BE-së” ka thënë Ilazi