06,07,2025

Identifikohen vrasësit e dyshuar të Elton Çiçës

Must Read
Të dyshuarit për vrasjen e Elton Çiçës

Gjykata vendosi masën e arrestit në mungesë, ndërsa është vënë një shpërblim prej 500 mijë lekësh për këdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre. Policia publikoi fotot e të dyshuarve si vrasës, por nuk dha shpjegime se cilat ishin motivet e vrasjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se pista kryesore është prishja e mundshme e pazareve të drogës. 36-vjeçari Renato Hysni Milloshi rezulton i dënuar për armëmbajtje pa leje si dhe ka qenë i skeduar për trafik droge, ashtu si dhe 39-vjeçari Jani Alia, i cili para pak kohësh i shpëtoi një atentati në Gjirokastër, pasi plumbat e zunë në dorë.

Ndërkohë, në lidhje me vrasjen e Elton Çiçës aktualisht në burg janë edhe polici Alban Trimi dhe mjeku Redjan Rraja, të cilët ishin në tavolinë në momentin e ngjarjes dhe akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi dyshohet se kanë fshehur pistoletën dhe celularët e viktimës.

Sipas policisë, Jani Alia dhe Renato Milloshi janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

The post Identifikohen vrasësit e dyshuar të Elton Çiçës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img