02,05,2024

I zhgënjyer me çmimin, fermeri nga Lloshkobarja asgjëson 40 ari mjedra

Must Read

 

Ferizaj. 15.08.2017. Investoi mbi 10 mijë euro, por sot fermeri Osman Uka nga fshati Lloshkobare, po i asgjëson mbi 40 ari mjedër të mbjella dy vite më parë.
Ai thotë se nga kjo kulturë pemtare nuk po ka aspak levërdi, për shkak se çmimi i ulët që po mbizotëron në treg, përveç që nuk po i sjell fitime, edhe po e dëmton atë.
“Mirë në fillim ka shku puna, tash çmimi është 80 cent, po zbritet në 60 cent, më paralajmëruan se do të bie edhe në 50 cent, edhe për çka me punu më, një punëtorit nuk mundem me ia dhanë pagën që e kemi të përhershëm këtu me këtë fitim çka e marrim ne prej këtyre mjedrave, punojmë tërë verën badihava, tash e kam sharrën në veturë do ta zgjati kabllon edhe me i pre, pasi t’i prej do t’i nxjerri edhe rrajt nuk më ka mbet tjetër sen me ba, krejt shkaku i çmimit, sikur të ishte çmimi i vjetit nuk do ta kisha ba, por tash me këtë çmimi s’ka asnjë leverdi prej saj”, tha Osman Uka.
Ndërsa, në pikën grumbulluese të kësaj kulture, thonë se çmimi i mjedrës është përcaktuar nga tregu i jashtëm dhe se ata nuk kanë asgjë në dorë për ta ndryshuar atë.
“Është e vërtetë, sivjet është çmimi ulët i mjedrës krahasuar me vitin 2015, ku në 2015 ishte çmimi deri në 2.20 cent, por krahasuar me vitet paraprake edhe në vitet 2010, 2011 këto çmime kanë qenë 80 cent, 1 euro, e 1.20, çmimet i përcakton Polonia sepse i ka 90 mijë hektarë, ndërsa ne i kemi vetëm 1 mijë hektarë në Kosovë, kështu që ne nuk kemi ndikim fare në çmime, edhe pse ia vlen 80 cent, por secili e lyp maksimumin”, tha Visar Aliu.
Bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Bujqësisë, në komunën e Ferizajt janë të mbjella mbi 300 hektarë mjedër. Deri më tani me këtë kulturë pemtare Kosova ka qenë konkurente me Serbinë, ndërsa sivjet është Polonia ajo që po prodhon më së shumti mjedër në gjithë botën, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img