27,04,2024

I riu në Ferizaj kapet me marihuanë, shoqërohet në Polici

Must Read

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në Ferizaj, pasi zyrtarët policorë kanë ndalur për kontroll një person në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjatë kontrollit trupor, 18-vjeçarit i është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Droga është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të riut është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img