28,09,2023

 I mituri në Ferizaj theret me thikë në kokë, i dyshuar një moshatar i tij

Must Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Mirash të Ferizajt, ku një person i mitur ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë nga një bashkëmoshatar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje me plagë në kokë, të cilat dyshohet t’i jenë shkaktuar si pasojë e goditjeve me mjet të mprehtë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas informacioneve të para, e gjithë ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së fshatit, ku derisa viktima ishte duke lozur me një shok të tij, i dyshuari e ka goditur me thikë në kokë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rektori Bajraktari mori pjesë në Konferencën e 7-të shkencore të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, njëherit edhe kryesues i Konferencës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img