09,11,2025

I jepet lamtumira e fundit Nënës së Dëshmorit Ahmet Kaçiku – Velime Kaçiku

Must Read

Ferizaj, 4 tetor 2025 – Me dhimbje të thellë e zemër të thyer, familja Kaçiku, bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të shumtë i dhanë sot lamtumirën e fundit Nënës Velime Kaçiku, nënës së Dëshmorit të Kombit – Heroit të Kosovës, Ahmet Kaçiku, si dhe të luftëtarëve të lirisë, Heset dhe Lumnije Kaçiku.

Në ceremoninë mortore, të pranishmit e përshkruan jetën e saj si një rrugëtim të mbushur me sakrifica, dhembje e mall, por njëkohësisht si një fanar drite dhe frymëzimi për brezat. Velime Kaçiku do të kujtohet si simbol i gruas qëndrestare dhe nënës heroike, që i fali bijtë e saj lirisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një mesazh ngushëllimi tha:

“Jeta e saj përplot sakrifica është shembulli më i epëror i gruas së pathyeshme, nënës heroinë. Lavdi jetës dhe veprës së Nënës Velime! Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”

Në këtë ditë zie, ngushëllimet më të sinqerta iu drejtuan familjes Kaçiku, miqve dhe bashkëluftëtarëve të bijve të saj, të cilët mbetën gjurmë të pashlyeshme në historinë e lirisë së Kosovës.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës Nënës Velime Kaçiku!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img