20,05,2024

I jepet lamtumira e fundit drejtoreshës së Shkollës “Vezir Jashari”, Zyhrije Vata

Must Read

Sot në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, i është dhënë lamtumira e fundit, ish-gazetares, moderatores, recitueses së poezive dhe drejtoreshës së shkollës fillore “Vezir Jashari” në Ferizaj, Zyhrije Vata

Varrimi i saj u bë sot në varrezat e reja të qytetit të Ferizaj.

“I rëndë është ky mëngjes nëntori, kjo ditë që zbardhi me lajmin mortor, për ndarjen nga jeta të mësimdhënëses, moderatores e recitatores me zërin e saj të veçantë, krijueses, drejtores së shkollës “Vezir Jashari” në Ferizaj, bashkëqytetares sonë shembullore, personalitetit të veçantë që dha kontribut të çmueshëm në arsimin e kulturën ferizajase, ferizajases së shquar, Zyhrije Vata. Buzëqeshja e saj, karakteri pozitiv, dinjiteti që rrezatonte, profesionalizmi e përkushtimi i rrallë, janë vetëm disa nga vlerat që shquan jetën e bashkëqytetares sonë, Zyhrije Vata. Lamtumira e saj, lë prapa veprën e pasur, trashëgimin e çmueshme, kujtimet më të dashura të zonjës Zyhrije, që me sakrifica, dije, mund, gjithnjë kokëlartë edhe para sfidave shëndetësore, trasoi rrugën e saj të jetës. Ferizaj në 150 vjet të lindjes së tij, do ta mbaj me nder ndër vite të historisë, moderimin e saj në koncertin e jubileut festiv, personalitetin të saj të dashur që mishëronte qytetari e mirësi. Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Vata, miqve, kolegëve dhe gjithë të njohurve të të ndjerës! U prehtë në parajsën e paskaj, shpirti i saj!” – ka shkruar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në telegramin ngushëllues dërguar familjes Vata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img