17,11,2024

I jepet lamtumira e fundit Agim Asllanit, profesorit dhe punëtorit të palodhshëm të ATK-së

Must Read

I jepet lamtumira e fundit Agim Asllanit, profesorit dhe punëtorit të palodhshëm të Administratës Tatimore të Kosovës

Katër ditë më parë në Belgjikë pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë Agim Asllani. Deri në vdekje jetoi dhe punoi në Ferizaj, fillimisht si profesor i lendeve juridike në Shkollën e Mesme Ekonomike “Faik Konica”, ndërsa së fundi si inspektor i Administratës tatimore të Kosovës në regjionin e Ferizajt.

Me këtë rast në Teatrin “Adriana” u mbajt një mbledhje komemorative me ç’rast për figurën e tij folën kolegë e familjarë. Ai, ndër tjerash u vlerësuar si një njeri i urtë e i dashur dhe i përkushtuar si punëtorë i palodhshëm në profesionin e tij. Agim Asllani u varros në mesditë me nderime në varrezat e qytetit të Ferizajt.

Shumë shokë, kolegë e familjarë, por edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa morën pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar me rastin e ndarjes fizike nga jeta të punëtorit të palodhshëm, profesorit Agim Asllani, i cili pas një sëmundje ndërroi jetë para disa ditësh në Belgjikë.

Me këtë rast folësit e kanë vlerësuar lartë figurën e tij duke thënë se deri në fund të jetës ishte i përkushtuar në punë fillimisht si mësimdhënës në edukimin e brezave ashtu, por edhe si inspektor në Administratën Tatimore të Kosovës. Menagjeri rajonal i kësaj të fundit Avdi jakupi tha se me vdekjen e Agimit Administrata Tatimore ka humbur një punëtorë të palodhshëm dhe të përkushtuar në profesionin e tij, ndërsa shkëputi edhe pjesë të biografisë së tij.

Agimi për shumë vite kishte punuar edhe si mësimdhënës në shkollën e mesme ekonomike “Faik konica” në Ferizaj. Drejtori i kësaj shkolle Idriz Ademi, tha se koha kur Agimi punoi në këtë institucion ishte koha e rezistencës kundër pushtuesit serbë , teksa ka shtuar se për asnjë qast nuk u lëkund në edukimin e brezave pavarësisht rrethanave që ishin krijuar.

Në emër të familjes të pranishmit i falënderuan profesori Naim Basha dhe e bija Nesa.

Varrimi i të ndjerit Agim Asllani u bë në mesditë në varrezat e qytetit në Ferizaj. Agimi pas vetes la familjen , gruan dhe tre fëmijët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img