I gjejnë arsenal armësh, 50 vjeçari tenton t’i ikë policisë (Video)

By FerizajPress

May 04, 2016

Burime nga policia thanë se gjatë operacionit të koduar “Pranverë 2016” është arrestuar Martin Biba, 50 vjeç i njohur në Bulqizë si një nga personazhet dhe “të fortët e zonës”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Pranverë 2016″, më datë 04.05.2016, nga Komisariatit i Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Sektorin Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër u bë arrestimi i shtetasit:

Martin Biba, 50 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar disa herë më parë për “Plagosje”, “Vetëgjyqësi” e “Kanosje”.

Shtetasi i lartpërmendur ka tentuar të largohet në momentin e arrestimit duke u hedhur nga një mur i lartë ku për pasojë ka dëmtuar këmbën. Gjatë kontrollit të banesës së ketij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan:

1 Armë zjarri Kallashnikov me dy krehëra të lidhur me natriban me njëri -tjetrin, 5 arka me fishekë model 56, një krëhër pistolete model 54 me shtatë fishekë brenda tij, një bobinë me 500 m fitil detonator.

The post I gjejnë arsenal armësh, 50 vjeçari tenton t’i ikë policisë (Video) appeared first on Lajminet.