14,11,2024

I dyshuari për vrasjen e Dafina Zhubit, lirohet nga paraburgimi

Must Read

Indeksonline ka mësuar se i dyshuari kryesor i kësaj vrasje, Astrit Dibra është liruar nga paraburgimi.

Të paktën kështu thotë edhe nëna e të ndjerës, Ganimete Lloqani. Në një prononcim për Indeksonline, ajo ka theksuar se prokurorja e rastit nuk iu ka dhënë informacione paraprakisht rreth rastit duke e liruar kështu të burgosurin pa dorëzimin e ekspertizës.

“Ne nuk kemi marrë asnjë informacion, nuk është mbajt asnjë seancë dhe i dyshuari është liruar nga paraburgimi, unë kam qenë te prokurorja e rastit Fitore Sadikaj, ende pa iu dorëzuar ekspertiza avokatit ajo ka bërë kërkesën me liru të burgosurin pa kurrfarë fakti”, ka thënë Lloqani.

“Për tu liruar ai ka dhënë pare të madhe mirëpo unë nuk kam me u dorëzu, do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, këtë ia kam thënë edhe prokurores. Me mbyt një femen edhe me e liru kriminelin për gjashtë muaj nuk ekziston askund në botë”, ka shtuar ajo.

Në lidhje më këtë Indeksonline ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img