20,04,2024

I bëhet e padrejtë shkollës “Hasan Prishtina”, në finalen e “Champion Quiz”!

Must Read

12321525_673984666073341_4402192626109649010_n

 

Ekipit të shkollës “Hasan Prishtina” të Kryeqytetit, u është bërë e padrejtë në finalen e “Champion Quiz”, e organizuar nga Klan Kosova, ku nw kwtw garw morën pjesw shkollat nga tw gjitha trojet shqiptare.

Kështu të paktën pretendojnë garuesit nga kjo shkollë.

Sipas tyre, ditën e njëjtë që ata e zhvilluan gjysmëfinalen në këtë kuiz, ku e mposhtën shkollën “Ilira”, me vetëm 10 minuta pauzë, e filluan finalen kundër “Vushtrrisë”, ndonëse këta të fundit kishin dy javë pushim.

Ekipi i kësaj shkolle përbëhej nga garuesit: Edlirë Maloku, Dakol Islami dhe Agata Prenaj.

Ndaj kësaj padrejtësie ka reaguar edhe njëra nga garueset e shkollës “Hasan Prishtina”, Edlirë Maloku, e cila e ka konsideruar garë të pabarabartë zhvillimin e gjysmëfinales dhe finales në të njëjtën ditë.

Ky është reagimi i plotë i saj në Facebook:

Ne nje dite dy gara, e ato te dyja ne te njejtin vend. Kto jane te drejtat e femijeve sot!
Me lojen e pare kunder shkolles “Iliria” arrritem ta sigurojme finalen e embel kurse pas vec 10 min pushim hyme ne gare me Vushtrrine e cila qe relaksuar dy jave para se te dilte ne perballje me ne.
Ne nje gare e cila perfshin te gjitha trojet shqiptare e sidomos ne finale, te dy ekipet duhet te jene te pushuara njesoj ne menyre qe te kete barazi…
Me vjen keq per Klan Kosoven, televizion i cili me nje eksperience dhe shikueshmeri mjaft te larte nuk e ka kete kujdes per femijet te cilet marin pjese ne emisionin e tyre. Duhet ditur se ktu eshte ne pyetje morali dhe stimulimi per te vazhdu edhe ne te ardhmen edhe nuk eshte e drjete qe kete moral me shu.
Megjithate ju uroj fitoren Vushtrrise!!!
Kosova eshte njeshi

12953101_674738775997930_1832642272_o  12321525_673984666073341_4402192626109649010_n 12962424_674738722664602_1480460450_o

Untitled

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img