27,12,2024

I akuzuari për terrorizëm thotë se kishte shkuar për qejf në Stamboll, jo në Siri

Must Read

I akuzuari për terrorizëm Liridon Rexhepi mohoi shkuarjen në Siri, ndërsa tha se ishte vetëm në Stamboll për qejf dhe shëtitje.

Prokuroria Speciale e Kosovës në aktakuzën e ngritur më 4 maj ndaj Liridon Rexhepit dhe Adnan Rushitit, i akuzon ata për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, shkruan kallxo.com

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit janë nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për në Siri më 8 nëntor të vitit 2013 dhe përmes Stambollit kanë shkuar në qytetin Hatay të Turqisë në kufi me Sirinë për të kaluar pastaj në Azaz të vendit të përfshirë nga lufta.

Prokuroria pretendon se në qytetin Azaz të Sirisë Rexhepi e Rushiti kanë kryer përgatitje ushtarake disaditore.

Por dy të akuzuarit në deklaratën para prokurorisë kanë pranuar vetëm një pjesë të udhëtimit-kanë thënë se kanë shkuar vetëm deri në Stamboll, duke mohuar vajtjen në Siri.

Liridon Rexhepi ka dhënë në prokurori arsyet e tij për vizitën në Stamboll. “Pak për qef, pak për me shiku a mundem me studiu atje edhe pak për shëtitje”.

Por prokuroria në aktakuzë ka edhe mesazhet e siguruara nga zbatimi i masave të fshehta që ishin bërë në bazë të urdhëresave të gjykatave themelore në Prishtinë dhe Ferizaj.

Sipas këtyre sms-ve, prokuroria pretendon se Adnan Rushiti kishte kontaktuar me Ilir Berishën nga i cili kishte pritur udhëzime të mëtutjeshme për udhëtimin drejt Sirisë.

Edhe Ilir Berisha është i akuzuar për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, në një proces tjetër bashkë me imamin Zeqirja Qazimi dhe pesë persona tjerë.Prokuroria përveç sms-ve, ka edhe një dëshmitar të koduar me shifrën “8” nga i cili ka siguruar dëshmi se dy të akuzuarit i ka parë dhe takuar në qytetin Azaz të armatosur me pushkë automatike A-47 dhe të angazhuar në mbrojten e objekteve të ndryshme.

Prokuroria nisi hetimet ndaj Rexhepit e Rushitit më 14 janar të vitit 2016, pas kallëzimit penal që ishte bërë nga Policia e Kosovës më 14 gusht të vitit të kaluar.

Për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nëse shpallen fajtorë, Liridon Rexhepi e Adnan Rushiti mund të dënohen me burgim nga 5 deri në dhjetë vjet.

Ata sipas prokurorisë qëndruan në Siri nga nëntori i 2013-ës deri më 22 shkurt 2014.

KALLXO.com ka ndjekur vazhdimisht gjykimet e të dyshuarve për terrorizëm.

Gjykata Themelore në Gjilan aktualisht është duke trajtuar 4 raste të terrorizmit, ndërsa më herët ka dënuar me burg një të akuzuar për vepra të tilla me 3 vjet e gjysmë burg.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img