11,09,2025

I akuzuari për fajde nuk e pranon fajin

Must Read

Aktakuza e prokurorit Ali Ukaj e ngarkon Krist Bezhin për veprën penale të fajdes të konsumuar gjatë periudhës prill- dhjetor 2013.

Ukaj tha se gjatë kësaj periudhe, Bezhi ka pranuar një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të atij personi.

“I dëmtuari Arlind Gexha ndaj të pandehurit Krist Bezhi ka marrë 20 mijë euro në muajin prill të vitit 2013 ashtu që i pandehuri nga i dëmtuari ka kërkuar 70 mijë euro duke llogaritur kamatën përkatësisht fajden mujore prej 15% me çka ka kryer vepëer penale të fajdes”, tha prokurori Ali Ukaj.

Pas leximit të aktakuzës i pyetur nga gjyqtari Gëzim Pozhegu lidhur me fajësinë, i akuzuari u deklarua i pa fajshëm.

“A e pranon fajin për këtë vepër penale? Jo”, tha i akuzuari Bezhi.

Po ashtu gjatë leximit të aktakuzës Prokurori Uka e ngarkoi të akuzuarin Bezhi për armëmbajtje pa leje, për të cilën ky i fundit e pranoi fajësinë.

Mbrojtja e të akuzuarit deri më 8 nëntor ka afat të bëjë kundërshtimet e aktakuzës. /Kallxo.com

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img