26,12,2024

Huqja e Dardan Molliqajt për murin (FOTO)

Must Read

Në fakt, sot, muri është rrënuar i tëri dhe nuk ka mbetur asnjë centimetër i asaj pengese e ndërtuar nga pushteti lokal i Mitrovicës Veriore.

“QEVERIA PO MASHTRON. MURI NUK PO RRËNOHET POR VETËM PO SHKURTOHET! Pse Qeveria nuk ka treguar se çka nënkupton pika e tretë e marrëveshjes ku parashihet dizajni i ri që kufizon lirinë e lëvizjes në atë pjesë, ku siç po shihet, në fakt muri nuk do të rrënohet por vetëm do të shkurtohet?!”, kishte shkruar Molliqaj, të shtunën, kur u dha lajmi se Ministria e Ambientit dhe Komuna e Mitrovicës Veriore arritën marrëveshje për heqjen e murit.

Megjithëkëtë, Molliqaj kishte vënë në dyshim këtë marrëveshje duke thënë se Qeveria arriti marrëveshje me struktura kriminale.

“Pse duhet që Qeveria të bëj marrëveshje për heqjen e një ndërtimi ilegal, që për më tepër paraqet agresion të Serbisë në Kosovë?! Pse në një rast të tillë duhet të jenë prezent edhe ndërkombëtarët?! Prandaj them që kjo Qeveri nuk duhet të bëj ASGJË lidhur me veriun, sepse çkado që bën (edhe nëse duket mirë në shikim të parë) është e dëmshme për shtetin. Qasja e saj avantureske na solli këtu. Çështja e veriut të vendit mund të zgjidhet vetëm me një qeveri të re që ka qasje të re”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, edhe sot Dardan Molliqaj ka vazhduar të insistojë se më 7 shkurt në Mitrovicë do ndërtohet një muri tjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img