06,02,2025

Hungaria hedh poshtë hartimin e planeve të BE-së për refugjatët

Must Read

refugjatet-640-2

Hungaria kundërshton projekt-planet e Komisionit Evropian për trajtimin e krizës emigrantëve, e cila përfshin rishpërndarjen e refugjatëve brenda bllokur 28 anëtarësh.
Gjatë një interviste në një radio publike, kryeministri Viktor Orban, ka thënë se përpjekja e BE-së për të reformuar rregulloren e Dublinit për emigrantët është e gabuar, transmeton koalb.com.
Sipas tij, Hungaria do të paraqesë planin e vet, ku do të kërkohet plotësimi mbi marrëveshjen e Shengenit me rregullat për trajtimin e krizës emigrantëve.
Ai ka shtuar se do të kërkojë mbështetjen nga liderët tjerë rreth propopozimit të Hungarisë.
Orban, një kundërshtar i politikës së dyerve të hapura të kancelares gjermane Angela Merkel për refugjatët, i ka kërkuar BE që mbrojtjen e kufijve të saj të jashtëm ta kthen në prioritet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për  48 orë një person për shkak të dyshimit për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img