20,11,2024

Hudhra në stomak të thatë, mrekulli për organizmin

Must Read

Nëse dëshironi të filloni të përdorni ndonjë antibiotik natyral, atëherë zgjidhja e duhur padyshim është hudhra. Ekzistojnë shumë argumente, të cilat dëshmojnë se një ndër antibiotikët më natyralë janë hudhrat. Nëse ajo konsumohet në lukth të thatë, atëherë do të jetë edhe më efektive për të parandaluar shumë sëmundje dhe probleme shëndetësore.

Hulumtime të ndryshme kanë treguar që nëse hudhrat konsumohen përpara se të hani mëngjes, ato kanë aftësi të veprojnë si antibiotik natyral. Kjo për shkak se në ato kushte, bakteret janë më pak rezistente dhe mund të zhduken më lehtë.

Disa nga benefitet e hudhrës, sidomos nëse merren në lukth të thatë janë:

Stabilizon shtypjen e lartë të gjakut– Konsumimi i hudhrës parandalon dhe stabilizon shtypjen e lartë të gjakut. Siç dihet hudhra ka aftësi të hollojë gjakun, duke mundësuar kështu qarkullimin më të lehtë të tij.

Parandalon disa sëmundje të zemrës– Duke e zvogëluar sasinë e sheqerit në gjak hudhra ndihmon edhe në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me zemrën.

Stabilizon sasinë e sheqerit në gjak– Shumë studime kanë zbuluar se hudhra ka një ndikim të veçantë edhe në zvogëlimin e sasisë së sheqerit në gjak. Ajo bën nivelimin e glukozës dhe insulinës në organizëm.

Forcon sistemin imun– Duke marrë parasysh faktin se hudhra është e mbushur me përbërës të shëndetshëm siç janë vitaminat, atëherë ajo ndihmon sistemin imun duke e forcuar atë.

Parandalon disa sëmundje siç është kanceri– Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, hudhra njihet për potencialin e saj kundër kancerit. Gjithsesi, duhen ende studime që të kuptohet se si dhe pse ajo ka këtë ndikim.

Krahas këtyre benefiteve, konsumimi i hudhrës në stomak të thatë mundëson gjithashtu absorbimin e mineraleve, parandalon infeksionet, pastron trupin nga bakteret dhe zvogëlon lipidet e tepërta sidomos në regjionin ku është mëlçia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img