19,05,2024

Hoyt Yee bind autoritetet që të nisin hartimin e statutit të Asociacionit

Must Read

Kjo është bërë e ditur në një postim të Presidentit të Kosovës Hashim Thacit i cili ka thënë se me diplomatin amerikan është pajtuar për “fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Marrëveshja për Asociacionin ishte nënshkruar në Bruksel në vitin 2015 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për të  kishte thënë fjalën e saj edhe Gjykata Kushtetuese e cila kishte gjetur se disa pjesë në të janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Por, në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese sqaron se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të themelohet ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e parë të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill të vitit 2013, marrëveshje kjo që shënoi fillimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Partitë opozitare kanë kundërshtuar fuqishëm themelimin e Asoaciacionit duke thënë se me të krijohet një nivel i tretë i pushtetit.

Ndërkohë Lista Srpska ka kërkuar vazhdimisht që Asociacioni të themelohet. Por, autoritetet e Kosovës kanë thënë vazhdimisht se Lista Srpska së pari duhet të kthehet në institucione.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img