26,08,2025

Hoxhaj pret investime direkte nga Luksemburgu në Kosovë

Must Read

Hoxhaj e ka falënderuar ministrin Schneider për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i ka dhënë Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Ai ka potencuar nevojën që në të ardhmen ndihma nga Luksemburgu të kalohet në investime.

“Ekziston nevoja që përkrahja nga Luksemburgu të kalohet nga donacionet në investime prej kompanive të Luksemburgut dhe që të thellohet bashkëpunimi bilateral sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga ministri Schneider vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut për integrimet euroatlantike të Kosovës dhe shtimit të njohjeve ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.

Schneider ka theksuar se përkrahja e Luksemburgut do të vazhdojë tashmë duke u koncentruar në zhvillimin ekonomik dhe avancimin e shtetit në rrugën evropiane.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Shtërpcë ndalon dy persona dhe konfiskon dy automjete me drunjë

Policia në Shtërpcë ka realizuar një aksion kundër prerjes së paligjshme të pyjeve Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img