Pas takimit, siç thuhet në njoftim të MPJ-së, Hoxhaj ka thënë ta ketë informuar Komisionerin Hahn për zhvillimet politike në Kosovë dhe angazhimin e Qeveirsë së Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit pas hyrjes në fuqi të saj.
Sipas Hoxhajt, BE-ja edhe më tej është aspirata e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe liderët e zgjedhur të saj do të bëjnë cmos që të punojnë për të arritur këtë.
“Gjatë ditës së sotme kam takuar Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, zonjën Mogherini dhe Komisionierin për Zgjerim, zotin Hahn. Me të dy kam diskutuar për tema të rëndësishme por fokusi kryesor ka qenë në dy procese të mëdha. Së pari, sa i takon të ardhmes evropiane ku ne presim gjatë muajit tetor të mbahet Këshilli i Stabilizim Asocimit BE-Kosovë, që do të jetë një hap i parë i rëndësishëm i zbatimit të marrëdhënies kontraktuale të Kosovës me BE-në. Dhe së dyti, kemi biseduar që BE-ja, zonja Mogherini dhe zoti Hahn të bëjnë presion mbi Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve që Kosova i ka arritur deri më tani” ka thënë Hoxhaj.
Po ashtu, temë diskutimi ka qenë edhe cështjet e zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, vecmas demarkacioni me Malin e Zi dhe votimi.
Hoxhaj është takuar edhe me Shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini, ndësa pritet të takohet edhe me Komisionerin për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, Zëvendësekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, dhe shumë eurodeputetë.