04,10,2024

Hoti: Periudha janar-qershor përmbyllet shumë më mirë se vitin se kaluar

Must Read

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se aktiviteti ekonomik në Kosovë vazhdon të ketë rritje.

Kjo, sipas tij, po vjen si rezultat i politikave fiskale të ndërmarra vitin që shkoi, rritjes së besueshmërisë së investitorëve në tregun vendor dhe përmirësimit të ambientit të jashtëm.

Hoti ka thënë se të hyrat nga Dogana janë rritur me 18%, ndërkaq në ATK me 10% krahasuar me periudhën e njëjtë (Janar-Qershor) të vitin të kaluar.

“Të dyja së bashku kanë mbledhur 650 mil euro, që është për 86 mil euro më shumë se vitin e kaluar. Rrija e të hyrave në kufi ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së sasisë dhe vlerës së importit, vlerësimit më të saktë të bazës tatimore të importeve si dhe luftimit të ekonomisë informale”, ka thënë Hoti, raporton Koha.net.

Më tej, Hoti ka bërë me dije se rritja e të hyrave në vend reflekton rritjen e aktivitetit ekonomik, “pasi të hyrat shtesë janë kryesisht nga tatimi në fitim për korporatat e mëdha”.

“Ngecje ka pasur në të hyrat vetjake të komunave dhe nga mos pagesa e dividentës që PTK duhet të paguajë për Qeverinë si aksionar i saj”, ka theksuar Ministri i Financave.

Hoti tha më tej se shpenzimet qeveritare vazhdojnë sipas planit. Për këta gjashtë muaj, siç u shpreh ai, shpenzimet janë rritur për 7% më shumë se vitin e kaluar.

“Rritjen më të madhe e kanë pasur investimet kapitale, të cilat janë rritur për 16%. Rritja ka ardhur edhe si rezultat i pagesës së pensioneve për veteranët e luftës, rritjes së pensioneve për pensionistët kontribut-dhënës dhe rritjes së asistencës sociale nga nëntori i vitit. Qeveria ka qenë e kujdesshme në racionalizimin e shpenzimeve. Si rezultat, shpenzimet për mallra dhe shpenzime janë për 3 milionë më të ulëta se planifikimi”, ka potencuar Ministri i Financave, Avdullah Hoti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img