28,04,2024

Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj për nder të Epopesë së UÇK-së

Must Read

Më rastin e 26 vjetorit të sulmit nga forcat serbe ndaj familjes Jashari, Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu bashkë me ish Komandantin e Zonës së Neredimës Shukri Buja, drejtues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjare të të rënëve si dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj. Me këtë rast, kryetari i Organizatës së Veterinave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rafiz Sejdiu, është shprehur se sot po kujtojmë 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe rezistencës heroike të Familjes Jashari.

“Ne këtë ditë nderojmë edhe të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës. Sot kujtojmë themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare që ranë në altarin e lirisë, nderojmë jetën e veprën e të gjithë kontribuuesve për lirinë e pavarësinë e vendit tonë”, ka thënë Sejdiu.

Në fund janë vendosur buqeta lule në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img