25,04,2024

Holanda se ka ratifikuar marrëveshjen për selinë (VIDEO)

Must Read

uck21_890738_558466

Mbretëria e Holandës dhe Republika e Kosovës kanë nënshkruar dy marrëveshje në lidhje me krijimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special. Përderisa Kosova ka ratifikuar të dy marrëveshjet e me Holandën, shteti pritës nuk e ka kryer këtë obligim. Në një përgjigje me shkrim për Tribuna Channel, Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës ka thënë se qeveria holandeze është duke bërë përpjekje që marrëveshjen ta ratifikojë shumë shpejt, por nuk ka dhënë ndonjë afat.

Qeveria e Holandës ende nuk ka ratifikuar marrëveshjen “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”.

Në një përgjigje me shkrim për Tribuna Channel, Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës ka shpjeguar se qeveria holandeze është duke bërë përpjekje që marrëveshjen ta ratifikojë shumë shpejt, pa dhënë ndonjë afat se kur, transmeton Tribuna Channel.

Kushtetuta e Holandës, thotë marrëveshja duhet të ratifikohet në parlament. Marrëveshja veç se i është dorëzuar parlamentit, por së pari ajo duhet të ratifikohet nga Këshilli i Ministrave, nga Këshilli i Shtetit dhe së fundi miratohet nga Parlamenti.

Kosova ka qenë më e shpejt në këtë drejtim. Marrëveshjen nuk e ka dërguar në Kuvend dhe atë e ka ratifikuar Presidentja Atifete Jahjaga, më 29 shkurt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img