01,05,2024

Holanda mohon përgjegjësinë për masakrën e Srebrenicës

Must Read

“Askush nuk mund të besonte akte barbare të një gjenocidi në Evropë në vitin 1995”, pohoi avokati i Shtetit, Bert-Jan Houtzagers në nisje të procesit në mesditë përpara Gjykatës së Apelit në Hagë. Vendimi pritet të merret më vonë.

Në korrik të 2014, gjykata e shkallës së parë në Hagë kishte vendosur se ushtarët holandezë nën mandatin e Kombeve të Bashkuara nuk kishin mundur të evakuonin më shumë se 300 burra boshnjakë të strehuar në bazën ushtarake pranë Srebrenicës, në Potocari. Haga po i gjykon si përgjegjës të viktimave, transmeton atsh.

Gjykatësit kishin refuzuar gjithsesi pjesën e kërkesës së palës paditëse, nënave dhe grave të viktimave, duke vlerësuar se Shteti nuk mund të mbante përgjegjësi për vdekjen e rreth 8.000 burrave dhe djemve të vrarë brenda disa ditëve në korrikun e 1995 nga trupat e gjeneralit serb të Bosnjes, Ratko Mladic.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img