13,10,2024

Historianët e Deçanit kërkojnë lirimin e Haradinajt

Must Read

“Ramush Haradinaj, ishte dhe do të mbetet njëri nder komandantët më të pathyeshëm të luftës se lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ai është njeriu i cili i dha gjithçka pati kësaj toke e këtij populli andaj mbajtja e tije në paraburgim nga ana e autoriteteve franceze nuk është gjë tjetër vetëm një skandal politik”, thuhet në komunikatë.

Historianët kanë theksuar se Haradinaj, ishte dhe mbetet njëri ndër komandantët i cili ishte çdo herë aty ku kërkohej mbrojtja e popullsisë civile shqiptare nga sulme e ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe.

“Ai ishte dhe mbetet njëri ndër personalitete me më ndikim në Kosovën e pasluftës dhe si i tillë ai ka dëshmuar dy here pafajin e tije në organin me të lartë të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë. Ramush Haradinaj, i duhet Kosovës sepse ai është dhe mbete njëri me vizionin me të mirë për drejtimin e shtetit tonë. Haradinaj, me punën dhe angazhimin e tij politik ka arritur që të ndal shumë procese negative në Kosovë siç ishte votimi i marrëveshjes se dëmshme të demaskimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në vazhdim të komunikatës.

Më tej në komunikatë theksohet se, janë të bindur që Haradinaj është i pafajshëm sepse sipas tyre ai si luftëtar i lirisë i ka shërbyer amanetit të shumë brezave për të bërë realitet çlirimin e Kosovës. Haradinaj, i duhet Kosovës dhe Kosova e mirëpret lirimin e tij.

“Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se drejtësia ndërkombëtare duhet të hetoj kriminelët serb që kryen masakrat me të mëdha ndaj popullsisë se pafajshëm shqiptare si në : Krushë, Reçak, Beleg, Lybeniq, Abri, Qyshk, Pavlan, Zahaq, Studime, Pastasel, e në shuam e shumë pjesë të tjera të Kosovës ku armata dhe forcat para ushtarake, ushtarake e policore serbe kryen gjenocidin me të madh ndaj shqiptarëve në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI”, përfundon komunikata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img