18,11,2024

HISTORIA ËSHTË SHKRUAR, AJO NUK MUND TË RISHKRUHET!

Must Read

Dikur krenoheshim që kishim lindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte projekti i fundit, në të cilën populli shqiptarë i Kosovës arriti të prekte ëndrrën shekullore, në kërkim të lirisë.

U dashtë mund, djers e gjak për të arritur deri këtu. Për më shumë u deshën dekada e shekuj, që të vinte koha të ëndërronim në liri.

E kur erdhi liria, ma ,,zamakeq”!

Po bashkë me lirinë erdhën linçimet, e për çudi, kohëve të fundit kanë filluar ofendimet e rënda ndaj Dëshmorëve të Kombit, ndaj atyre që dhanë gjithçka nga vetja, për të jetuar të lirë, për të pasur mundësi të merremi me aktivitetet të ndryshme, pa e vrarë mendjen se do të ndëshkohemi nga forcat policore e militare serbe. Jam i sigurt, se brenda vendit tonë kanë mbetur fundërrinat e regjimit serb, të cilët punë primare kanë të merren me përgënjeshtrimin e të vërtetës historike, historia është shkruar, ajo nuk mund të rishkruhet.

Kërkoj falje për familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së, që sot dua të ju kujtoj ofendimet e bëra nga një shkrim ditën e djeshme në rrjetet social, nga një profil fallco, e për çudi ishte në gjuhën shqip. Nuk e besoj të ketë qenë shqiptarë, por që ishte shqipfolës e pashë.

,,PSHURSHA VARRET E GJITHË ATA QË NGORDHEN NËN UNIFORMËN E UQK- së”

Kjo urrejtje aq e thellë patologjike, në adresë të veteranëve, invalidëve, e dëshmorëve të Kombit, ka për adresë, ndjelljen e urrejtjes së popullatës së Kosovës, ndaj atyre që dje i shinim me sy admirues, si shpëtimtarë, ndjenim keqardhje për invalidët që kishin humbur gjymtyrët e tyre, krenoheshim për djemtë e vajzat që ranë Dëshmorë në kërkim të lirisë.

Njerëz që ia kanë shit shpirtin dreqit ka brenda shoqërisë sonë, por asnjëherë nuk po arrij të kuptoj, se si ka mundësi të ju bashkëngjiten këtij karvani njerëzit e dëshmuar në çështjen kombëtare, njerëz patriot që dje nuk kursyen asgjë në mbështetje të Luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nuk dua që luftën ta ndaj ndër breza, dikush kishte mundësinë ta përjetonte, dikush kishte mundësi ta përkrahte në forma të ndryshme, e sot kemi gjenerata që nuk e kanë prekur luftën, nuk kanë ndihmuar, e kanë të dëgjuar, e që për fat të keq në këto rrëfimet e pas luftës, kryesisht ndër breza të rinj, ata që kanë moshën njëzetvjeçare, rrëfimet historike i kanë të dëgjuara në forma të ndryshme, diku duke i admiruar, diku duke i përbuzur nga dora e zgjatur e Serbisë, por duhet ta dinë të vërtetën historike, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është projekti më i madh i realizuar nga populli shqiptarë, me mbështetjen e miqve ndërkombëtarë, në theks të veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa miqve Evropianë.

Vëllezër shqiptarë, ngado që ndodheni, në dyert e Kosovës po vijnë ,,RETË E ZEZA”, sikur atëherë, për ta gjunjëzuar e nëpërkëmbur faktorin e luftës, për ta pasur më lehtë shkurtimin e këmishës për Kosovën, ashtu siç dëshirojnë ata.

Kosovës, vendit tim, vendit tuaj, ende nuk ju është ndarë gazepi!

Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ferizaj 05.02.2021

MA: Nexhat Shahini (Magjistër i Historisë)

Veteranë i UÇK-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img