18,06,2024

Histori tjetër me Loredanën: A ishte kjo vajzë viktimë përpara çiftit zviceran?

Must Read

Me mëngjes, portali zviceran ’20minutes’ shpalosi historinë për të cilën dyshohet reperja Loredana Zefi.

Ajo dyshohet për zhvatjen e rreth 700.000 frangave ndaj një çifti zviceran nën lajthitje, kërcënim e presion.

Mirëpo, duket se çifti zviceran nuk janë viktimat e vetme të parave të marra nga kredit kartela e tjetër kujt në mënyrë perfide.

Në verën e 2017, një ish mike e Loredanës e pati denoncuar atë për dy tërheqje bankare nga llogaria e saj që përfshinin Loredanën dhe vëllain e saj.

Në një rrëfim të gjatë ajo pati shpalosur versionin e saj, shoqëruar me adresat e tërheqjes të cilat shpinin në Zvicër tek Loredana.

Më poshtë, Prive.al ju sjell rrëfimin e plotë të Esa Vokshit, ish mike e Loredanës në InstaStory duke rikthyer në vëmendje një histori e cila aktualizohet pas skandalit me çiftin zviceran.

‘Kjo nuk ka të bëjë me talentin. Më pëlqen muzika, por jo edhe mënyrat që janë përdorur për të arritur atë.. Nuk më intereson çfarë mendoni, nuk dua të jem e famshme, dua të jetoj një jetë normale dhe të trajtohem me respekt. As nuk kam frikë.

Pyes veten se si ajo mori kartën time të kreditit me vëllain e saj. Nuk e njoh vëllain tënd. Unë jam normale dhe e vërtetë në botën reale.

Isha në Gjermani dhe shpenzimet bëheshin jashtë vendit. Unë isha përfshirë në paratë e mia / borxhin derisa erdhi kjo letër dhe çdo gjë kishte një kuptim për mua. Nga karta ime e kreditit u hargjuan 538 euro.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aliu: Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë, tashmë ka mbyllur gjysmën e punimeve

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se nënkalimi te stacioni i Policisë për vetura...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img