Komuna e Gjilanit, që drejtohet nga Lutfi Haziri i LDK’së, ka shitur shumë vetura dhe pajisje të ndryshme elektronike, për afro 5 mijë euro. Ankandin për shitjen e këtyre veturave, kjo komunë e pati shpallur në muajin e kaluar. Në këtë ankand ishin dhënë edhe disa çmime të veturave që sillën nga 250 e deri në 3 mijë euro. Derisa, çmimi për disa monitorë e shtëpiza është veç 1 euro. Ka edhe televizor me 5 euro
Pesë qytetarë, nga disa komuna të ndryshme të Kosovës, e kanë fituar ankandin e Komunës së Gjilanit për blerjen e disa veturave dhe pajisjeve të ndryshme.
Ata të gjithë këto pajisje i kanë bërë për vete me vetëm 4 mijë e 700 euro.
Pajisjet që ka vendosur t’i shesë Komuna e Lutfi Hazirit janë të përdorura, shkruan Gazeta Express.
Në listën që e ka publikuar kjo komunë, janë treguar në detaje rreth produkteve të shitura. Aty ka vetura që kanë çmime nga 250 deri në 3 mijë euro.
Derisa, shihet po ashtu se aty ka edhe kompjuterë, shtëpiza e gjëra të tjera me nga 1 euro.
Në njoftimin e shitjes së këtyre veturave Komuna e Gjilanit ka treguar se blerësit janë për Lot I/2 Fahredin Pllana OBILIQ, Lot I / 3 Burhan Rexhepi Gjilan, Lot I/5 Agim Hasani Ferizaj Lot I/6 Blerim Ademi -Ferizaj LotI/7, Agim Hasani-Ferizaj.
Kurse, çmimet që kanë ofruar këtë blerës janë:
“Lot I/2, 2,833.00 euro, Lot I/3 655.00 euro, Lot I/5 452.00 euro, Lot I/6, 417.00 euro dhe Lot I/7, 354.00 euro”, thuhet në këtë njoftim.