28,12,2024

Haziri kërkon drejtësi për vrasjen e Ismet Rracit

Must Read

ismet

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në përvjetorin e 15-të të vrasjes së kryetarit të parë të Komunës së Klinës, Ismet Rraci, ka thënë se ai u vra tinëzisht, dhe se ka ardhë koha e fundit që drejtësia të thotë fjalën e vet.

“Ismet Rracin e vranë në mënyrë tinëzare sepse po iu shërbente qytetarëve të Klinës në përpjekje për t’ua bërë jetën dinjitoze”, shkruan Haziri në Facebook.

Ai thiotë se kolegu dhe miku i tij Rraci do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për guximin intelektual e qytetar në shërbim të atdheut.

“Koha e fundit që drejtësia ta thotë fjalën e vet në mënyrë që eshtrat e Ismetit të pushojnë të qetë. Lavdi e përjetshme veprës së tij!”, ka shkruar në fund.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img