Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” nga Ferizaj (SHBA Lybeteni) ka mbajtur Kunvendin e Punës për vitin 2018. Në mesin e pikave të rendit të ditës ka shqyrtuar : Raportin për vitin 2018, Plotësimi dhe ndryshimi i kryesisë së Shba Lybeteni dhe Kalendari për vitin 2019.
Kuvendi është mbajtur në një atmosfer të mirë dhe njëzërit të gjithë delegatët e pranishëm votuan pro rendit të ditës dhe ndryshimeve në klub. Numri i delegatëve të pranishëm në këtë kuvend ishte 27.
Në këtë kuvend është zgjedhur kryetari i ri i Shba Lybetenit z.Hasan Hetemi, sekretari Artan Ismajli dhe janë plotësuar 4 vende të kryesisë së Shba Lybeteni Kryesia e plotësuar SHBA Lybeteni është:
1. Hasan Hetemi – kryetar
2. Skender Ademi – nënkryetar
3. Remzi Shabani
4. Merita Xhemajli
5. Shpend Ymeri
6. Jeton Hoxha
7. Besjana Emini
8. Driton Ismani
9. Mentor Musliu
Ndërsa sekretar i SHBA Lybeteni është zgjedhur Artan Ismajli.
Në këtë kuvend gjithashtu Besnik Reka është votuar që të jetë anëtar në Këshillin Mbikqyrës të Shba Lybeteni dhe njëherit është shpallur anëtar nderi i Shba Lybeteni.
Vendim tjetër që u miratua nga delegatët në këtë kuvend ishte edhe fillimi i anëtarsisë me pagesë vjetore e cila do të jetë 10 Euro dhe do fillojë nga viti 2019 (deri sot anëtarsia te Shba Lybeteni ka qenë gratis).
Kuvendi gjithashtu ka zgjedhur guidat apo udhërrëfyesit e organizimeve ku udhëheqës i guidave do të jetë Bekim Fazliu.