04,03,2025

Haradinaj: Secili produkt nga Serbia duhet të na referohet si “Republika e Kosovës”

Must Read

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar për vendimin e sotëm të Qeverisë, që të vendoset taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe.

“Nga sot masë 100% ndaj Serbisë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook pas mbledhjes së Qeverisë.

Tutje, Haradinaj ka kërkuar nga institucionet relevante ta zbatojnë menjëherë vendimin e Qeverisë, transmeton Gazeta Express.

“Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj i kërkon MTI-së që të ndalojë importin e produkteve serbe që nuk i referohen Kosovës si Republika e Kosovës.

“Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë po ashtu menjëherë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13 raste të vjedhjeve dhe nëntë të dhunës në familje për një javë në rajonin e Ferizajt

Policia ka njoftuar se për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, 10 prej...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img