30,05,2023

Haradinaj: Rrugët e opozitës janë ndarë

Must Read

ramush-haradinaj_3202-635x358

Tri partitë opozitare, AAK, NISMA  dhe VV, sipas Ramush Haradinajt, mund të vazhdojnë të jenë së bashku vetëm në kundërshtimin e marrëveshjeve që çuan në krizën politike, por, rrugët e tyre janë të ndara në të gjitha proceset tjera.

“Kundërshtimi ynë për disa tema ka ndodhur në bazë të temave, ka filluar shumë herët dhe ka evoluuar me kundërshtimin kundër versionit të bashkësisë së komunave serbe, çfarë ka ardhur dhe versionit të tashëm të shënimit të kufirit me Malin e Zi. Mirëpo, në etapat tjera se si mendojmë ne me qenë së bashku, nuk kemi arritur ndonjë dakordim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se përdorimi i dhunës nuk është në vullnetin e forcave politike, ndërsa u shpreh i bindur se zhvillimet e deritashme nuk i kanë dëmtuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në turneun ndërkobëtar “Cup Basel 2023” notuesit e KN Kastriotit bënë paraqitje dinjitoze

Dje, në ditën e dytë të turneut Ndërkombëtar të notit "Cup Basel 2023" që po mbahet në Basel të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img