01,05,2024

Haradinaj: Nuk jam takuar me Kadri Veselin

Must Read

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, mbetet optimist se këtë vit do të ketë zgjedhje parlamentare. Ai kundërshton kategorikisht mundësinë që të jetë takuar me Kadri Veselin për t’i koordinuar veprimet e mundshme të koalicionit paszgjedhor.

Lideri i AAK-së mbetet ende i vendosur që tryeza e 3 gushtit do të rikonfirmojë qëndrimin opozitar se ratifikimi i Demarkacionit është gabim trashanik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ende mbetet e vendosur në kundërshtimin e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë është e gatshme të paguajë çdo çmim.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë dhënë “Zërit” ka thënë se partia e tij mbështet tryezën profesionale-shkencore për Demarkacionin, duke shprehur optimizëm se nga kjo do të dalin edhe rekomandime konkrete për dalje nga kjo situatë.

Por, thekson se nuk do të lejojnë assesi një ratifikim të tillë të Demarkacionit, i cili, sipas tij, do t’i sjellë dëme të mëdha vendit.

Haradinaj flet edhe për zgjedhjet e parakohshme, për të cilat është optimist se këtë vit do të mbahen meqë po shkohet në atë drejtim, ndërsa kundërshton kategorikisht se është takuar kokë me kokë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për të biseduar për një bashkëpunim pas zgjedhjeve të ardhshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img