12,07,2025

Haradinaj: Kosova ka raporte më të mira me Kinën se me Bosnjën

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vlerëson se raportet e Kosovës janë më të mira me Kinën se me Bosnjën.
Haradinaj në një intervistë për mediumin boshnjak “Avaz”, ka thënë se ata që mendojnë se me mosnjohjen e pavarësisë sonë humb vetëm Kosova, mashtrohen shumë ,transmeton Indeksonline.
“Shikoni, njerëzit tanë udhëtojnë në Kinë, kinezët njohin pasaportën tonë, madje kanë edhe konsullatën e tyre këtu (në Prishtinë). Dhe, nëse e shohim kështu, Kosova ka raporte më të mira me Kinën e largët sesa me Bosnje e Hercegovinën fqinje”, ka thënë Haradinaj.
Sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Bosnja, i pari i Qeverisë ka thënë se nuk pret që një gjë e tillë të ndodh në të ardhmen e afërt.
Po ashtu, ai foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Prishtinës, duke thënë se ai duhet të vazhdoj deri në realizimin e synimeve. /Indeksonline/
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img