27,12,2024

Haradinaj: Dikush po ushtron krim ndaj qytetarëve të Kosovës

Must Read

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e thirrur nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Pas përfundimit, Haradinaj është deklaruar lidhur me diskutimet brenda saj e që kishin të bënin pikërisht me kërkesën për dorëheqje të disa prej pjesëtarëve të FSK-së, nga komuniteti serb që u bë ditë më parë.
Sipas Haradinajt, presioni që iu është bërë nga ana e serbëve të Beogradit është i palejueshëm dhe se Kosova ka reaguar menjëherë lidhur me këtë, shkruan Indeksonline.

“U diskutua për presionet e Beogradit ndaj pjesëtarëve të FSK-së nga komuniteti serb. Ju keni qenë edhe jeni në dijeni për një fazë të caktuar e cila raportohet edhe në media për sulme, me armë , me mjete shpërthyese që rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të FSK-së, nga komuniteti serb. Këto në të kaluarën kanë ndodhur në veri pastaj është raportuar edhe për kërcënime të tjera por së fundi ka rezulto me kërkesën për lirim nga FSK, të një numri pjesëtarësh të FSK-së, serb të Kosovës, nga një rajon i Kosovës, që nuk është veriu në këtë rast.
Shumica e tyre në deklarimet e motiveve për lirim, paraqesin presionin e ushtrum direkt nga autoritetet e Beogradit zyrtar, qoftë gjatë lëvizjeve të tyre në Serbi pra ndalimin dhe marrjen në pyetje, kërcënimet për ta, jetën e tyre, familjarët e deri te instrumentet e tjera që janë përdorur, përfshirë edhe mekanizma të tjerë të institucioneve paralele që funksionojnë në Kosovë, të cilët pra e kanë zbatuar këtë agjendë të presionit, shantazheve, kërcënimeve kundër pjesëtarëve të FSK-së në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij kuptohet se kjo nuk rezulton në prishjen e sigurisë së përgjithshme në vend.

“Kuptohet Kosova me këtë rast duke shqyrtu këtë dhe kjo nuk rezulton me prishjen e sigurisë së përgjithshme në vend, pra nuk ka prishje të sigurisë në vend por ajo që del nga ky takim është edhe veprimet e Kosovës që janë të nevojshme në këtë situatë të krijuar dhe të gjitha institucioneve janë në nivel të punëve të veta, veprimeve të veta, lidhur me këtë situatë të krijuar”, ka shtuar Haradinaj, shkruan Indeksonline.
Sipas tij,kjo qasje e serbëve është e njëjtë me atë të dikurshme, pra shumë vite më parë.
“Dikur ka pas një qasje të Beogradit zyrtarë si serbët e Kosovës nuk duhet të marrin fare pjesë në institucionet e Kosovës, vite më herët ndërsa sot serbët e Kosovës janë të barabartë dhe marrin pjesë në jetën politike,institucionale, qeverisëse besa edhe shoqërorë në vend. Ky presion i tillë është vërtetë i pakuptimtë, pra është i ndalur në kohë këto kanë ndodhur diku 10 vite më parë, jemi të habitur nga kjo qasje pra e padrejtë sepse dikush po ushtron krim ndaj këtyre qytetarëve të Kosovës. Është kundër konventave, kundër të drejtave të sigurisë, ne si Kosovë kemi vepruar me kohë, që të mos pranohet kjo”, ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline/

 
 
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img