27,04,2024

Hapet  shkolla e volejbollit  në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.10.11.2016.  Klubi i volejbollit “Luboteni”  ka hapur shkollën e volejbollit për grupmoshat e reja 10 deri 16 vjeç.

Regjistrimi për të gjithë talentët dhe të interesuarit ka filluar që nja 1 Nëntori dhe do të vazhdoi deri më 15 Nëntor.

Bëhet e ditur që stërvitjet për këta nxënës do të organizohen në  shkollën teknike “Pjetër Bogdani” dhe  në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”

Me trajnimin e këtyre grupmoshave do të merren dy profesor të edukatës fizike,Arsim  Lohaj dhe Fatos Raçi.

Këtë për Ferizajpress e ka  konfirmuar edhe sekretari i klubit të volejbollit  “Luboteni” i cili tha se në bashkëpunim me DKRS-në dhe DKA-në ky do të jetë një rast të përgatisim kuadro të reja për sportin ferizajas.

“Tradita e sportit, e me theks të veçantë  edhe të volejbollit, ku ekipet ferizajase janë konkurrentë në ligat kosovare  dhe ato ndërkombëtare ka bërë që të mendojmë edhe për përgatitje të kuadrove të reja. Por këtu një rol të rëndësishëm ka pasur Drejtori i Arsimit, Muhamet Halili dhe Drejtori  për Kulturë,Rini dhe Sport, Naim Ferati,  të cilët na kanë mbështetë dhe na kanë mundësuar shfrytëzimin e  objekteve ekzistuese pa të cilat është vështirë të realizohet ky projekt” tha Shpend Rushiti,sekretar i KV “Luboteni” në Ferizaj.

15049727_1257616674261905_2031319620_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img