26,11,2024

Hapet Olimpiada Botërore për të rinjtë në Ferizaj

Must Read

Sot në Ferizaj është hapur Olimpiada Botërore ku vrapuan fëmijët e lindurë në vitin e Pavarësisë së Kosovës 2008,i pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Ministëri për Kulturë Rini dhe Sport,Kujtim Gashi i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu.

Ministri Gashi tha se është një ngjarje me rëndësi të veçantë për sportin në veçanti për të rinjët pasi që Olimpiada është një mundësi për të rinjët që të tregojnë aftësitë e tyrë në sporte të ndryshme”Është një ngjarje e rëndësishme botërore është nderë që sot gjindem në qytetin e Ferizajt bashk me kryetarin Aliu,ky aktivitet mbahet në 48 komuna të Kosovës.Të rinjët e shtetit tonë kanë mundësi që të shprehin aftësin e tyre në sporte të ndryshme pasi ne presim medalje të arta nga të rinjët tonë.
Kosova është ndërë vendet e para në ballkan që është stolisurë me medalje te artë ajo është xhudistja Majlinda Kelmendi e cila në këto momente është duke bërë hapjen e Olimpiadës në qytetin e saj.

Tutje ministri Gashi theksoj se qyteti i Ferizajt ka përfituar grante nga ministria të cilën ai e drejton si dhe ato do të vazhdojnë me bashkëpunim të dyanshëm”Qyteti i Ferizajt ka qenë fitues i shumë granteve sportive nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, besoj se ky bashkëpunim do vazhdojë prap”.

Me një fjalë rasti garuesve iu drejtua edhe i pari i qytetit Agim Aliu ku tha se sporti në Ferizaj po kthen namin e dikurshëm si dhe po arrin të sjell kupa në qytetin tonë po ashtu u shpreh falenderues ndaj ministrit Gashi që zgjedhi qytetin e Ferizajt për të hapur Olipiadën”Falenderoj ministrin Gashi që sot ka ardhur të hap Olimpiadën në Ferizaj kjo tregon më së miri se Ferizaj është qytet olipmik dhe pikërisht kjo tregon se Qeveria e Republikës së Kosovës është në mbështetje të rinisë të komunës së Ferizajt si dhe të Repubilkës së Kosovës, ky bashkëpunim është tregues i qartë i sukseseve në sport nga klubet tona ku në këtë sezon sportistët tanë kanë sjellur edhe kupa”

I pari i komunës tha se sot me ministrin do të nënshkruajn edhe disa marrëveshje në të mirë të sportit dhe qytetarëve të Ferizajt,
“Ne sot me ministrin do të nëshkruajm edhe disa marrëveshje në të mirë të sportit,në të mirë të të rinjëve dhe të rejave të qytetit tonë si dhe të gjithë dashamirëve të sportit në qytetin tonë”tutje ai shtoi se Ferizaj është qytet i veqant është qytet i diversiteteve,është qytet i matjës dhe garave midis vlerave si dhe uroi nxënësit në suksese të mëtutjeshme në çdo garë brenda dhe jashtë Republikë së Kosovës.

Në garë morën pjesë të gjitha shkollat fillore të komunës tonë në të dy gjinitë,vendin e parë në konkurencën e femrave e zuri nxënësja Vanesa Reka nga shkolla Liman Rekaj ndërsa në konkurencën e meshkujve vendin e parë e zuri nxënësi Adriatik Qerimi nga shkolla Muharrem Shemsedini.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img