11,09,2025

Haliti: Në PDK askush nuk e mund Veselin

Must Read

xhavit-haliti2

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës sot i ftuar është Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së si dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Me Halitin është duke u diskutuar rreth inaugurimit të Hashim Thaçit president që nesër do të bëhet në Kuvendin e Kosovës në një seancë solemne të thirrur për këtë rast.

Gjithashtu me Halitin është duke u diskutuar edhe në lidhje me krizën politike dhe si e sheh Haliti përfundimin e kësaj krize.

Sipas Halitit kryeparlamentari, Kadri Veseli, i ka votat e duhura për të qenë në krye të PDK-së.

“Veseli është i pranueshëm nga organet e partisë dhe besoj se edhe në Konventën zgjedhore për kryetar të partisë, Kadri Veseli do të fitojë votat maksimale për të parin e PDK-së”.

Ai madje ka potencuar se Veseli e ka edhe votën e tij.

“Edhe unë do ta mbështes”.

Haliti ka bërë të qartë se kandidatura e Veselit për të parin e PDK-së është tejet e fortë dhe e pamposhtur.

“Të kandidojë ka të drejtë secili, mirëpo kushdo që pretendon për kandidat të të parit të PDK-së nuk mund ta mposhtë në votim Veselin”.

“Edhe nëse unë do të konkurroja e di se cili do të ishte rezultati. Nuk kam bërë plane që të kandidoj për të parin e PDK-së”.

“ Veselin e njoh kohë të gjatë, dhe është njëri ndër bashkëpunëtorët e mi më të mirë. Propozimet e tija, dhe vendimet e tija në momente të rëndësishme të Kosovës kanë qenë të sakta dhe të mira”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img