Hajnat plaçkitin çantën e një konsumatori, policia reagon pas 40 minutash

Must Read

Sonte rreth orës 17:20, dy hajna kanë thyer veturën e klientit të kompanisë “Profilstar” në Ferizaj, duke plaçkitur një çantë, për tu zhdukur pastaj në drejtim të panjohur.
Një dëshmitar rasti, përndryshe mik i pronarit të kompanisë”Profil Star” e dërgoi ne redaksinë tonë videon e kamerave te sigurisë tek objekti në magjistralen Ferizaj- Prishtine, në të cilën shihet akti i thyerjes se veturës dhe grabitjes së çantës, me ç’rast hajnave nuk iu deshtë me shume se 10 sekonda për të kryer “punën” e tyre.
Pronari i “Profilstar” Bujar Sejdiu, bëri te ditur se e ka njoftuar policinë lokale menjehere pas incidentit, ndërsa patrullës se policisë së Ferizajt i është dashur 40 minuta të konfirmojë nisjen drejt vendit të ngjarjes.
Dëshmitaret thonë se akoma nuk dihet për vlerën e dëmit, që është shkaktuar nga ky sulm, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img