Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Fshati i Vjetër të Ferizajt, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë dy armë zjarri nga një kasafortë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
“Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur nga kasaforta dy armë zjarri, të cilat i kishte me leje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

