Një familje në fshatin Balaj të Ferizajt ka mbetur pa para, stoli ari dhe një armë gjuetie pas një vjedhjeje që ndodhi derisa pronarja nuk ishte në shtëpi.
Burimet bëjnë të ditur se viktimë në këtë rast është A.N., rreth 32-vjeçare.
Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 23 prill 2026 në rrugën “Hamit Balaj” në fshatin Balaj të Ferizajt.
Sinjali mëson se A. N kishte dalë nga shtëpia rreth orës 20:55 dhe kur ishte kthyer kishte vërejtur se dera ishte hapur me forcë.
Burimet bëjnë të ditur se nga shtëpia janë marrë: 300 franga, stoli ari në vlerë rreth 600 euro, si dhe një pushkë gjuetie me dy tyta që i përkiste babait të saj të ndjerë, H. N.
FGet illimisht ankuesja nuk kishte arritur ta siguronte numrin serik të armës, por gjatë zhvillimit të hetimeve ajo e ka dorëzuar atë tek autoritetet.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për një pushkë prodhim turk me dy tyta, kalibër 8 mm, me numër serik: X15031.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë reaguese, hetuesit dhe forenzika, ndërsa me konsultim të Prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si: “Vjedhje e rëndë”.
Rasti vazhdon të hetohet.

