25,04,2024

Hahn: Nuk mund ta predikoj rezultatin e zgjedhjeve

Must Read

johanes-hahn

Euro komisari Johannes Hahn në intervistën për korrespondentin e Radio Evropa e Lirë, Rikard Jozwiak thotë që nuk mund ta parasheh rezultatin e zgjedhjeve dhe mënyrën në të cilën ato do të zbatohen, sepse kjo do të ndodh pas dy muajsh.

Por, ka shumë mbikëqyrës ndërkombëtar, duke filluar nga ODIHR, Parlamenti evropian do të ketë delegacionin e vet në terren dhe shumë organizata tjera ndërkombëtare, kjo do të varet nga vlerësimi përfundimtar, thotë Hahn.

Hahn thotë se tani kur Kuvendi është i shpërbërë, zgjedhjet do të mbahen, por është e domosdoshme dhe rëndësishme që këto zgjedhje të realizohen në mënyrë që të jenë të pranuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Në të kundërtën, vendi nuk do të ketë perspektivë euroatlantike dhe ky ishte qëllimi gjithëpërfshirës i aktiviteteve dhe përpjekjeve tona të cilët u pranuan në marrëveshjen e qershor-korrikut të vitit të kaluar. Nëse tani gjithçka është korrigjuar ose zbatuar, kjo që ndodh është kundër interesit të qytetarëve dhe të vendit dhe liderët partiak duhet ta kuptojnë që kjo e dëmton perspektivën e tërësishme të vendit dhe se rrezikojnë të izolohen, thotë Hahn.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img