25,04,2024

Hahn: Nëse zgjedhjet nuk janë korrekte, qeveria e re në Maqedoni nuk do të njihet

Must Read
Johannes Hahn

Nëse nuk punojnë bashkë dhe nuk mbeten të fokusuar në zgjedhje korrekte, qeveria e re, siç porositi Hani në fjalimin në institutin “Brukings” në Uashington, nuk do të pranohet dhe njihet ndërkombëtarisht.

I pyetur për situatën në Maqedoni, eurokomisari ka shprehur zhgënjim nga ngjarjet e fundit.

“Me të vërtetë jam i zhgënjyer nga njarjet e fundit. Ne kemi investuar shumë në marrlëveshjen e qershor-korrikut të vitit të kaluar që të dërgohet vendi prapa në rrugën euroatlantike. Shumë nga afatet nuk janë respektuar kur është dashur, por përfundimisht kjo është bërë. Dhe për këtë fakti se zgjedhjet e 5 qershorit janë nën situatë të vështirë, sinqerisht nuk e di se si do të duket pas zgjedhjeve. Mendoj se mundem vetëm t’i ftoj të gjitha partitë, gjithashtu dhe shoqërinë civile, por sidomos partitë politike, të kthehen në tryezën negociuese dhe të përkushtohen në perspektivën euroatlantike të vendit”, theksoi eurokomisari, duke u përgjugjur në pyetjen nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase.

Sipas tij, të gjithë duhet të kuptojnë se ku qëndron çështja. Lidhur me politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim, Han përsëriti se BE-ja dëshiron që t’i thellojë raportet me fqinjët, të promovojë stabilitet dhe t’i mbështesë reformat demokratike dhe ekonomike. Zgjerimi mbetet i fuqishëm në axhendë, por është i kushtëzuar me reformat.

“I kemi mësuar leksionet nga rastet paraprake të zgjerimit se është e domosdoshme të kihet proces me vendet-kandidate me qëllim që t’u mundësojmë të jenë në nivelin që është i pranueshëm për shtetasit tanë. Domethënë më tepër i përket procesit, ndërsa më pak bisedimeve që duhet të bëhen”; theksoi Johanes Han./ lajmi.net.

The post Hahn: Nëse zgjedhjet nuk janë korrekte, qeveria e re në Maqedoni nuk do të njihet appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img