27,07,2024

Hahn: Në Ballkan mjafton vetëm një shkëndijë, shembull ishte konflikti i fundit RKS-SRB

Must Read

Angazhimi i bllokut evropian për kapërcimin e krizës që e ka lënë vendin pa një koalicion qeverisës u bë, sipas komisionerit të Zgjerimit Johanes Hahn, pikërisht për këtë qëllim.

“Interesi ynë është që Maqedonia të jetë e stabilizuar dhe aty të sundojë në vazhdimësi shteti i së drejtës”, tha diplomati austriak për gazetën gjermane “Zeit”, transmeton lajmi.net.

Të gjitha vendet e Ballkanit duhet të kenë perspektivë evropiane, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se kjo duhet të arrihet ndryshim në një proces evolutiv.

Komisioneri e bëri të qartë se Brukselit i vjen për shtat që në rajon të mos ketë trazira dhe mungesë stabiliteti, sepse kjo mund të rrisë edhe presionin e emigrantëve drejt BE-së.

Konfliktin e fundit mes Kosovës dhe Serbisë  ai e solli si shembull për faktin se progresi i arritur deri më tani nuk mjafton që të sigurohet një qëndrueshmëri afatgjatë.

Vetëm një fjalë e gabuar mund të gjenerojë konflikt, sipas zyrtarit të lartë evropian. Për këtë arsye, theksoi ai, Komisioni Evropian duhet të angazhohet edhe për një zhvillim më të madh ekonomik, duke kujtuar se njerëzve u duhet perspektivë.

“Pasi papunësia është e madhe mes të rinjve dhe ka largim të personave të arsimuar. Dhe këto kërkojnë zgjidhje”, tha Hahn.

Për Hanin, qëllimi i BE-së duhet të orientohet drejt anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në radhët e bllokut, sepse rajonit nuk i duhet shumë që të shpërthejë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img