08,11,2025

Gruja Demokratike reagon ndaj deklaratave të Forumit të gruas së LDK-së. I fton në protestat e ditës së nesërme

Must Read

Dega e Gruas Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Kundër reagim ndaj Kryesisë së Forumit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

 

Të nderuara kolege të taborit të Lidhjes Demikratike të Kosovës në Ferizaj, ju duke i takuar të njëjtës gjini sikurse Asambleista e Kuvendit Komunal znj. Kristina Gashi Bytyçi , do të kishi bë mirë me dënuar gjuhën fyese të Kryetarit të Komunës së Ferizajt.
Me përkrahjen e juaj ndaj një nëne shqiptare, do ta respektohshi nënën shqiptare, motrën shqiptare, gruan shqiptare dhe mbi të gjitha do ta respektoni vetën.
Ju do të duhej ta dënoni ashpër ketë gjuhë denigruse të Kryetarit, z. Sfarqa.
Ndërsa sa iu përketë të ” arriturave të pakontestueshme” të Kryetarit, do t’a thotë fjalën sovrani në zgjedhjet e kësaj vjeshte. Pasi që, në zgjedhjet e kësaj vjeshte ka vetëm një fitimtar, e ai fitimtar është Partia Demokratike e Kosovës. Pasi që, Kryetari, ende projektet e projektuara nga PDK për katër vite mandat nuk ka arritur t’i përfundon . T’a kujtojmë vetēm mos ndërtimin e spitalit, ku edhe mjetet kanë qenë të ndara për ndërtimin e tij, por, mos gatishmërinë e Kryetarit, qyetetarët e ferizajas dhe komunat për rreth kanë ngelur pa spital.
Prandaj, bëj ftesë që të gjithë së bashku në protestën tonë për të kundërshtuar gjuhën denigruese të Kryetari, Sfarqa.
Gruaja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, Kryetarja,
Hanife Salihu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img